Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë, ku janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes. Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet.
Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Ngjarja ka sjellë edhe bllokim të qarkullimit në këtë segment rrugor, duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.