Protestuesi i dhunuar në Rinas: Më goditën policët, më pas civilët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.06.2026, 13:52

Mbrëmë publikuam një ngjarje të kapur live gjatë protestës, ku shihej momenti kur një protestues veçohej nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe largohej nga zona ku ndodheshin kamerat. Pamjet ngritën pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe rrethanat e incidentit, ndërsa në atë moment nuk kishte sqarime të plota zyrtare.

Në një prononcim për JOQ, protestuesi i dhunuar i identifikuar si Asllan Vogli ka dhënë versionin e tij, duke thënë se ka qenë pjesë e marshimit të protestës që po zhvendosej nga Bulevardi i Ri drejt Rinasit në ditën e 15-të të tubimeve. Sipas tij, ai ka protestuar në mënyrë paqësore dhe është ndaluar gjatë kalimit në një postbllok të Policisë së Shtetit.

Ai shton se gjatë këtij momenti ka pasur kontakt me efektivët, të cilët janë përplasur verbalisht dhe fizikisht me të. Vogli shprehet se pas incidentit me policinë është dhunuar edhe nga disa civilë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit