Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj.
Raportohet se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.
Dyshohet se konflikti mes djemve të axhës kishte nisur pas mosmarrëveshjeve lidhur me emërtimin e një rruge.
Shqipron Osmanaj është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë Imri Osmanajn, babanë e viktimës, gjatë të njëjtit konflikt.