Protestat tronditin Serbinë: Vuçiç paralajmëron dorëheqje dhe zgjedhje të reja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.06.2026, 16:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se mund të largohet nga posti i kreut të shtetit brenda tre deri në katër muajve të ardhshëm. Ai gjithashtu njoftoi se Partia Progresive Serbe (SNS), në pushtet, do të mbajë një tubim të madh në Beograd më 27 qershor, ku do të prezantojë një pjesë të programit të saj zgjedhor.

Në një intervistë për TV Prva, Vuçiç tha se mbetet i hapur mundësia e dorëheqjes, por ende nuk është vendosur nëse Serbia do të shkojë vetëm në zgjedhje të parakohshme presidenciale apo edhe në zgjedhje të njëkohshme parlamentare. Sipas tij, vendimi përfundimtar i takon institucioneve kompetente shtetërore.

Ai shtoi se në mitingun e 27 qershorit, që do të zhvillohet para Asamblesë Kombëtare në Beograd, SNS do të prezantojë emrin e listës zgjedhore, sloganet e fushatës dhe pjesë të programit të saj për zgjedhjet e ardhshme.

Deklaratat vijnë pas muajsh protestash studentore të shkaktuara nga shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Lëvizja studentore ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ka paralajmëruar pjesëmarrje me listë të vetën në garën zgjedhore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit