“Zëvendës ministrja e Bujqësisë krahason protestuesit me delet”, story i saj ngjall debat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.06.2026, 16:18

Një muaj më parë, Këshilli i Ministrave miratoi në një mbledhje të posaçme disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar dhe një prej tyre ishte emërimini Tana Kika si zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Por ditën e djeshme, zëvendësministrja ka ripublikuar në rrjetet e saj sociale një video ku shfaqen disa dele që marshojnë në tufë në rrugë. Postimi është interpretuar nga disa qytetarë si një ironi ndaj protestuesve, të cilët prej 14 ditësh dalin çdo ditë në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas tyre, veprimi i zëvendësministres është parë si një krahasim simbolik mes protestuesve dhe deleve.

Zëvëndës ministrja e Bujqësisë ka nxjerrë një video të gjatë me një tufë me dele duke ecur nëpër qytet . Duket sikur po krahason atë tufë delesh me te rinjtë që protestojnë. Pra jane dele”, shprehet një qytetar.

Prej dy javësh, protestuesit po dalin çdo ditë në rrugët e kryeqytetit, duke e cilësuar këtë lëvizje si një reagim kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të demokracisë në Shqipëri.

Me pankarta në duar dhe thirrje që tashmë janë kthyer në simbol të kësaj proteste popullore, qytetarët kanë përsëritur sloganet "Rama, jep dorëheqjen", si dhe "Rama n'burg, Berisha n'burg", duke kërkuar fundin e pandëshkueshmërisë dhe më shumë llogaridhënie nga drejtuesit politikë të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit