Të arrestuarit nga megaoperacioni i SPAK kundër ndërtimeve të dyshuara të kullave dhe pastrimit të parave në vend janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë. Mësohet se para trupës gjykuese kanë dalë Orest Sota, Orgest Birçaj, Dritan Aga dhe Gëzim Islami.
Seanca gjyqësore ka nisur në orën 09:00, por është ndërprerë për rreth dy orë pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore dhe provat e paraqitura nga prokuroria. Më pas, gjykimi ka rinisur normalisht në prani të palëve.
Në sallën e gjyqit janë të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi. Gjykata pritet të vendosë për masat e sigurisë ndaj të pandehurve në vijim të seancës.