Florinda 17-vjeçare ka humbur në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.06.2026, 13:50

Një 17-vjeçare shqiptare ka humbur në Gjermani.

Florinda Zekirovski, rezulton e zhdukur që prej datës 11.06.2026, rreth orës 08:00, në Kornwestheim, Gjermani.

Ajo është parë për herë të fundit kur është nisur për në punë në një kopsht fëmijësh në Kornwestheim. Sipas informacioneve të familjarëve, sinjali i fundit i telefonit të saj është regjistruar në Tübingen.

Në momentin e zhdukjes kishte veshur xhaketë të bardhë, xhinse të zeza dhe mbante një çantë gri.

Policia është njoftuar dhe po merret me rastin, ndërsa familjarët vazhdojnë kërkimet. Dyshohet se ajo mund të ndodhet në zonën e Stuttgartit ose në qytete të tjera përreth.

Nëse e keni parë ose keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, ju lutemi kontaktoni menjëherë në: +49 176 41256860

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e Florindës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit