Arrestohen pesë persona, dyshohen për krime lufte

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.06.2026, 12:35

Operacioni policor, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke i zhvilluar në rastin e njohur si “Reçaku II”, së bashku me Policinë e Kosovës, ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër – kontrolle në disa lokacione.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion.

Detajet e konferencës për media: Vendi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kati VI Ora: 13:00

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit