Sot i jepet lamtumira e fundit të riut kosovar që humbi jetën tragjikisht në Itali

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.06.2026, 12:23

Këtë të diel do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të Italisë.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 17:00, në varrezat e fshatit Damanek.

“E pamja për të ndjerin do të mbahet në Odën e Syljanuzve, ku familja pret ngushëllime nga të afërmit, miqtë dhe dashamirët. Lusim Allahun ta mëshirojë të ndjerin, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus dhe familjes t’i japë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin mortor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit