Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Dhërmiut, ku katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Burime bëjnë me dije për JOQ Albania se mjetet janë përplasur kokë më kokë, gjë e cila dëshmohet dhe nga pamjet që kanë mbërritur në redaksi nga vendngjarja. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në përplasjen e mjeteve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të sqaruar shkaqet e plota të aksidentit.

