Punëtorët rrezikojnë jetën në kantier, banorët kërkojnë sigurinë e tyre

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.06.2026, 16:22

Një qytetar nga lagjja nr. 9 në Korçë, në rrugën “Midhi Kostani”, ka denoncuar pranë JOQ Albania kushtet e rrezikshme të punës në një kantier ndërtimi, ku sipas tij punëtorët punojnë me orare të gjata, edhe gjatë fundjavave, pa masat e nevojshme të sigurisë.

Banorët pretendojnë se punimet kryhen shpesh në lartësi pa pajisje mbrojtëse, duke vënë në rrezik jetën e punëtorëve. Ndërkohë, zhurmat e vazhdueshme nga kantieri po shqetësojnë prej kohësh komunitetin e zonës.

Sipas denoncimit, pavarësisht ankesave të bëra pranë institucioneve, nuk është marrë asnjë masë konkrete. Banorët kanë depozituar gjithashtu kallëzim në Prokurori për lejen e ndërtimit, duke ngritur dyshime për shkelje të distancave ligjore nga objektet ekzistuese.

Ata kërkojnë që Inspektorati i Punës, IKMT dhe organet e drejtësisë të kryejnë verifikime të menjëhershme për kushtet e punës dhe ligjshmërinë e ndërtimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit