Prej katër javësh në rrugët e Astirit, banorët kërkojnë ndihmë për të moshuarën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.06.2026, 15:39

Një rast prekës është denoncuar nga banorë të zonës së Astirit në Tiranë, ku një grua e moshuar raportohet se prej rreth katër javësh qëndron e vetme në hapësirë publike, pa asnjë përkujdesje.

Sipas qytetarëve të zonës, e moshuara kalon pjesën më të madhe të ditës në një stol pranë Rrugës “Teodor Keko”, ndërsa dyshohet se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Banorët tregojnë se janë përpjekur ta ndihmojnë herë pas here me ushqime dhe ndihma të tjera, por në disa raste ajo nuk i ka pranuar. Situata ka ngritur shqetësim te komuniteti, i cili apelon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të ndërhyjnë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.

Qytetarët shprehen se çdo person apo organizatë që ka mundësi të kontribuojë, qoftë edhe me një strehim të përkohshëm, mund të afrohet për të parë nga afër gjendjen e zonjës.

Rasti është raportuar në Astir, në Rrugën “Teodor Keko”, pranë EuroShop150, afër Furrës së Bukës “5 Kateshi” dhe Bar “Xhoni”, ndërsa banorët shpresojnë që apeli i tyre të mos mbetet pa përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit