I rrezikshmi Llanaj që vrau të riun për kalçeto endet i lirë, policia pa rezultat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.06.2026, 14:22

Policia e Tiranës ka deklaruar se vijon kërkimi për Sadik Llanajn, të dyshuarin për vrasjen e 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë konkrete për kapjen e tij. Pavarësisht angazhimit të forcave RENEA dhe kontrolleve në disa zona, autoritetet nuk kanë arritur ende të sigurojnë arrestimin e tij.

Janë kontrolluar mbi 20 banesa dhe janë kryer verifikime në terren, ndërsa policia ka theksuar se ka marrë informacione nga qytetarët që po ndihmojnë hetimet. Megjithatë, fakti që një person i konsideruar “me rrezikshmëri të lartë” vijon të jetë i lirë, ngre shqetësime për ecurinë dhe koordinimin e operacionit.

Ndërkohë, vonesa në rezultat dhe mungesa e një gjurme konkrete po shton kritikat mbi efikasitetin e kërkimeve, duke lënë hapur pyetje për planin operacional dhe aftësinë për të neutralizuar shpejt persona të tillë në kërkim. Operacioni vijon, por pa një rezultat të prekshëm deri tani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit