Një palë këpucë për çdo njeri që ata larguan, simbolika që prek plagën e shqiptarëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.06.2026, 13:48

Një protestë ndryshe pritet të zhvillohet para Kryeministrisë, veç pankarta apo thirrjeve politike, një simbol që prek pothuajse çdo familje shqiptare: një palë këpucë.

Nën moton “Ata i larguan”, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve të sjellin një palë këpucë të një familjari që jeton sot jashtë Shqipërisë. Çdo palë këpucë përfaqëson një histori, një emër, një karrige bosh në tryezën familjare dhe një mungesë që ndihet çdo ditë.

Mesazhi i protestës është i qartë: emigrimi masiv nuk është thjesht statistikë. Pas çdo numri fshihet një djalë, një vajzë, një vëlla, një motër, një prind apo një mik që u detyrua të kërkojë një jetë më të mirë larg vendit.

Sheshi para Kryeministrisë synohet të mbushet me këpucë bosh, si një kujtesë e heshtur për mijëra shqiptarët që janë larguar ndër vite. Kjo konsiderohet një formë proteste kundër politikave që, sipas tyre, kanë shtyrë të rinjtë dhe familjet të largohen nga vendi.

Pa zhurmë dhe pa përplasje, por me një simbolikë të fortë, kjo protestë synon të bëjë të dukshëm atë që mungon në shumë shtëpi shqiptare: njerëzit e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit