Vrau dhe groposi trupin e shokut për paratë me fajde? Shakajt iu gjet lopatë në Porsche

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.06.2026, 13:26

Hetimet për zhdukjen e Eglant Koçit, i raportuar i humbur që prej datës 4 qershor, janë intensifikuar pasi grupi hetimor dyshon se 34-vjeçari mund të jetë vrarë dhe më pas trupi i tij të jetë fshehur në një zonë të izoluar. Dyshimet janë shtuar pas kontrolleve në automjetin tip “Porsche” të autorit të dyshuar, Armand Shakaj, i shpallur në kërkim, ku janë gjetur vegla pune, përfshirë edhe lopata me mbetje balte.

Sipas burimeve hetimore, ky detaj ka forcuar pistën se trupi i viktimës mund të jetë groposur, ndërsa kërkimet po vijojnë në zona malore të Tiranës dhe Elbasanit. Në operacion janë përfshirë edhe forca nga Kosova me qen nuhatës, ndërsa policia po kontrollon zona të thella ku dyshohet se mund të jetë fshehur trupi i 34-vjeçarit.

Paralelisht, autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt, i cili dyshohet se ka pasur një konflikt me Koçin për çështje financiare të lidhura me kriptovaluta dhe huadhënie me interes. Hetimet sugjerojnë se një shumë e konsiderueshme parash mund të mos jetë shlyer, duke çuar në përshkallëzimin e konfliktit mes dy shokëve të ngushtë, i cili dyshohet se ka përfunduar në ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit