Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.06.2026, 13:13
Banorët e Rrjollit kanë vijuar protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të zhvilluar nga kompania “Gener 2”, e lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj. Projekti, që sipas tyre shtrihet në rreth 147.2 hektarë tokë bregdetare, ka përshkallëzuar tensionet në zonë për shkak të pretendimeve për pronësi të kontestuar dhe proceseve gjyqësore ende të hapura.
Gjatë protestës, situata është shoqëruar me përplasje pranë kantierit të ndërtimit, ku banorët kanë kundërshtuar rrethimin me mure dhe tela me gjemba dhe janë përballur me forcat e policisë. Në një moment të ngarkuar emocionalisht, një banore është ulur në tokë mes protestuesve dhe me zë të fortë ka deklaruar se “toka është e jona, e të parëve tanë, është blerë me flori dhe është e shenjtë për familjet tona. Nuk dorëzohemi deri sa të na dalë shpirti”, duke kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me palën tjetër dhe duke refuzuar dorëzimin e tokës.
Banorët kanë theksuar se ndihen të padrejtësuar dhe se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa të sqarohet çështja e pronësisë. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhje ligjore, ndërsa atmosfera në zonë mbetet e tensionuar mes rezistencës së komunitetit dhe vijimit të punimeve në kantier.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR