Protesta në Rrjoll kundër resortit të Ulajt, një i lënduar gjatë përplasjes me policinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.06.2026, 12:17

Protesta e banorëve në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj është shoqëruar me tensione dhe përplasje në terren. Gjatë momentit kur protestuesit po hiqnin rrethimin e kantierit të ndërtimit, një prej tyre ka mbetur i lënduar në këmbë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, protestuesi është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë, gjatë përplasjes me policinë, banorët kanë vijuar me thirrje kundër klasës politike, përfshirë slogane si “Rama në burg”, “Berisha në burg” dhe “poshtë diktatura”, duke shprehur pakënaqësi të forta ndaj situatës së pronave në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit