Ky artist ka një ide brilante për të ndihmuar të pastrehët

Shkruar nga: | Publikuar më: 09.05.2016, 15:41

Jeta intensive e diktuar me lëvizjen e shpejtë dhe masive të njerëzve nëpër rrugë, bën që ne shpesh të mos vërejmë pusetat e shumta të prishura dhe të biem në to. Por një artist urban ka bërë të mundur që një ngjarje e tillë e hidhur të duket një shans i madh për të pastrehët.

Biancoshok përmes një instalacioni ka konvertuar disa puseta të Milanos në dhoma të vogla për të pastrehët. Janë të shumtë njerëzit nëpër botë që prej varfërisë detyrohen të strehohen nëpër kanale dhe puseta. Pra, në një farë mënyre "strehat" që ka mobiluar artisti janë tanimë disa shtëpi të rikonstruktuara.

Biancoshock, ideuesi i kësaj vepre thotë ironikisht: "Nëse disa probleme nuk mund të shmangen, bëjini ato të rehatshme". Edhe të pastrehët munden të kenë tashmë një shtëpi të mobiluar mirë dhe aspak të kushtueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit