Momente tensioni janë regjistruar në protestën qytetare kundër klasës politike që po zhvillohet për të 13-ën ditë radhazi në Tiranë.
Situata është tensionuar kur një person është futur në mes të turmës i shoqëruar nga një qen i racës pitbull.
Sipas protestuesve të pranishëm, ky veprim është interpretuar si një përpjekje e qëllimshme për të provokuar turmën dhe për të krijuar pasiguri në shesh.
Prania e kafshës në një ambient të tillë ka shkaktuar menjëherë reagimin e ashpër të pjesëmarrësve. Siç shihet edhe në pamjet filmike, situata ka eskaluar në ndjekje, ku protestuesit e kanë ndjekur personin në fjalë.