Një denoncim i fortë ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, ku dritëhije të reja hidhen mbi personazhet e përfolur të botës së krimit dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka zbuluar profilet e vërteta pas disa emrave të njohur, duke specifikuar rolet e secilit prej tyre.
Sipas qytetarit sinjalizues, në skenë del emri i Ardian Ramës, i cili njihet si nipi i të ndjerit Fatmir Rama, i njohur gjerësisht si "Miri i Xhikes". Denoncuesi sqaron se ndryshe nga çfarë mund të jetë menduar, vëllai i tij, Erjon Rama, ka qenë thjesht një figurë dytësore.
"Përshëndetje si jeni! Kam fotografi të Adrian Ramës. Vëllai i vet, Erjon Rama, është thjesht figurant. Adriani është ai që i ka bërë pisllëqet dhe kam dhe fotografi kush është Adriani. Ndërsa ky tjetri është Elton Mehmeti, organizator gjithashtu bashkëpunëtor me Adrian Ramën."


Në këtë skemë të denoncuar, përveç Ardian Ramës, qytetari ka nxjerrë në dritë edhe një emër tjetër: Elton Mehmeti. Sipas të dhënave të dërguara, Mehmeti nuk është thjesht një emër periferik, por etiketohet direkt si organizator dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Adrian Ramës në aktivitetet e tyre.
Kujtojmë se SPAK ka lëshuar së fundmi masa sigurie “arrest me burg” për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama. Këto urdhër-arreste janë prerë në kuadër të operacionit të madh që po zhvillohet për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, i cili sipas hetimeve drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.
Detyra e dy vëllezërve Rama brenda kësaj organizate dyshohet se ishte pastrimi i parave të përfituara nga aktivitetet e paligjshme të grupit Koçeku.
Pasuritë e sekuestruara të Erjon dhe Adrian Ramës: