Ngjarje tragjike në Maliq, humb jetën papritur 14-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.06.2026, 16:13

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas, në bashkinë e Maliqit, ku një 14-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri dyshohet se vuante prej kohësh nga epilepsia, ndërsa raportohet se kishte edhe probleme të lindura kardiake.

Nëna e tij ka njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve që kanë mbërritur në vendngjarje, i riu kishte ndërruar jetë.

Në banesë kanë shkuar edhe forcat e Policisë, të cilat kanë nisur procedurat dhe verifikimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Mësohet se 14-vjeçari jetonte me nënën dhe njerkun, pasi prindërit e tij ishin të ndarë. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit