Makina i pret rrugën autobusit te Liqeni i Thatë, pasagjerët rrëzohen dhe 2 vajza humbin ndjenjat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.06.2026, 15:35

Një aksident rrugor është regjistruar pranë zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një autobus i linjës së Kopshtit Zoologjik është përplasur me një automjet që, sipas dëshmitarëve, i ka prerë rrugën gjatë një manovre parakalimi.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit ka hyrë në parakalim, ndërsa autobusi nuk ka arritur të shmangë përplasjen. Shoferi i autobusit ka frenuar fort në përpjekje për të ndaluar mjetin, çka ka bërë që pasagjerët të rrëzohen brenda autobusit.

Si pasojë e frenimit të menjëhershëm dhe incidentit, dy vajza që ndodheshin në autobus kanë humbur ndjenjat përkohësisht. Dëshmitarët raportojnë se pothuajse të gjithë pasagjerët janë rrëzuar në dysheme nga goditja dhe frenimi i fortë.

Rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen nga autoritetet, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të plagosur rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit