“Turp si përdoren fondet tona publike! Rrugët e Vlorës arnohen dhe lihen në harresë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.06.2026, 16:45

Një qytetar nga Vlora ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës “Pasho Ramadani”, duke akuzuar firmën kontraktore se nuk ka përfunduar siç duhet punimet e asfaltimit.

Sipas denoncimit të banorit, e gjithë rruga vijon të mbetet e pashtruar me asfalt, ndërsa ai shprehet se punimet janë kryer në mënyrë të papërshtatshme.

Jam banor i kësaj lagjeje dhe është turp për ata që marrin fondet publike. Një ditë i pashë duke hedhur asfaltin me karrocë dore. Shpresoj që ky proces të zgjidhet dhe lagjet të mos lihen si ‘dhëmbët e qenit’ sa herë që kalon një tender në Bashkinë e Vlorës”, shprehet qytetari.

Banorët kërkojnë transparencë mbi zbatimin e projektit, cilësinë e punimeve dhe përgjegjësitë institucionale për këtë situatë. Ata i bëjnë thirrje drejtuesve vendorë që të verifikojnë nga afër gjendjen e rrugës dhe të marrin masa për përfundimin e investimit sipas standardeve të kërkuara.

Në fokus të kërkesave të banorëve është edhe përgjegjësia e institucioneve lokale për monitorimin e punimeve publike në lagjet e qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit