Tritoli pranë biznesit të familjes Nikulaj, arrestohet njëri prej autorëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.06.2026, 16:32

Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Balldren të Vjetër, ku u raportua vendosja e një sasie lënde plasëse pranë banesës së familjes Nikulaj. Si rezultat i veprimeve hetimore, një person është vënë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Në kuadër të hetimit është arrestuar shtetasi Astrit Avdiaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa në kërkim është shpallur Ermal Zalla, 35 vjeç, banues në Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një sipërfaqe toke në zonën e Balldrenit dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme materiale apo persona të lënduar. Megjithatë, rasti ka vënë në lëvizje menjëherë strukturat hetimore të Policisë së Lezhës, për shkak të rrethanave dhe dyshimeve që e shoqërojnë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor ka kryer një sërë veprimesh që kanë çuar në identifikimin e dy personave të dyshuar, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit