Trump: SHBA do ta godasë Iranin shumë fort sonte

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.06.2026, 15:27

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të kryejnë sonte sulme të mëdha ndaj Iranit, duke përfshirë pushtimin e ishullit Kharg dhe goditjen e pikave të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës. Në një postim në rrjetin Truth Trump, ai deklaroi se veprimet synojnë marrjen e kontrollit të tregjeve të naftës dhe gazit, duke krahasuar situatën me Venezuelën, dhe e përshkroi operacionin si një hap që do të sjellë përfitime si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për vendet e prekura.

"Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin me forcën maksimale sonte. Në një të ardhme jo shumë të largët, ne do të pushtojmë ishullin Kharg dhe pika të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës, duke marrë kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç bëmë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!" shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Turth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit