Prishtina feston çlirimin, marshojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së me uniforma

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.06.2026, 13:36

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sot po e shënon 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit me një varg aktivitetesh përkujtimore, kulturore dhe sportive të organizuara nga Komuna e Prishtinës.

Një nga ngjarjet kryesore të ditës ishte Marshi i UÇK-së, i cili nisi në orën 12:00 nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të përfundojë në Sheshin “Skënderbeu”.

Marshi u organizua nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët parakaluan të veshur me uniformat e UÇK-së.

Përveç marshit, gjatë mëngjesit janë mbajtur homazhe dhe një seancë solemne, ndërsa aktivitetet për shënimin e kësaj dite pritet të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit