Ndersa shqiptaret vazhdojne te ankohen per cmimet, pagat, spitalet dhe rruget, deputetja Zegjine Caushi duket se ka gjetur prioritetin e saj me te ri: luften kunder memeve ne Instagram.
Historia nisi me disa foto te montuara dhe perfundoi me diploma, lista notash, screenshot-e, bllokime dhe nje mobilizim qe zakonisht do ta prisje per ndonje krize shteterore. Ne nje moment u duk sikur asnje meme nuk mund te kalonte kufirin pa u kontrolluar nga dogana e Zegjines.
Ne vend qe t’u tregonte qytetareve se cfare po ben ne Kuvend, Zegjinja vendosi t’u tregoje notat. Ne vend te diskutimit per ligje, u hap debati per diplomat. Ne vend te llogaridhenies per punen publike, publiku perfundoi duke ndjekur nje hetim te plote mbi postimet e nje influencereje.
Madje situata arriti deri aty sa nje deputete e Republikes po merrej me foto, montazhe, screenshot-e dhe komente interneti, sikur mandatin ta kishte fituar per administratore rrjetesh sociale dhe jo per perfaqesuese te qytetareve.
Ironia me e madhe eshte se sa me shume perpiqej te tregonte seriozitet, aq me shume e kthente veten ne personazhin kryesor te memes. Sepse kur nje deputete shpenzon energji per t’i dhene pergjigje cdo postimi ne Instagram, pyetja nuk eshte me kush ka te drejte. Pyetja eshte nese Instagrami eshte bere zyra e re e deputetes.
Ne fund, shqiptaret mesuan edhe njehere se mund te presesh dite te tera per nje pergjigje nga politika, por nese poston nje meme per Zegjinen, pergjigjja vjen me shpejt se interneti me fiber optike.