“Pasi më shau, më goditi me shuplakë dhe me grushte”, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve: si nisi përplasja fizike me ish-vartësin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.06.2026, 16:22

Kanë dalë detaje të reja nga konflikti fizik i raportuar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, Dhimitraq Prishka, dhe ish-vartësit të tij, Benard Fejzollari, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas dëshmisë së Prishkës dhënë para hetuesve, gjithçka ka nisur pas debateve të lidhura me largimin nga detyra të Fejzollarit dhe një punonjëseje tjetër, në kuadër të ristrukturimit të institucionit, i cili është mbyllur si pjesë e një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Në deklarimin e tij, Prishka ka pretenduar se fillimisht është fyer me fjalë nga Fejzollari. Më pas, sipas tij, situata ka eskaluar në dhunë fizike, ku është goditur me shuplakë në fytyrë dhe më pas me grushte.

Ai ka shtuar se ka reaguar vetëm në kushtet e vetëmbrojtjes, duke e goditur edhe vetë Fejzollarin pas sulmit të pretenduar ndaj tij. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa Benard Fejzollari është shpallur në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit