Qytetarja kap mat m*niakun e autobusit, ai mbulon fytyrën me duar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.06.2026, 15:55

Një qytetare ka kontaktuar redaksinë tonë për të denoncuar një ngjarje shqetësuese që, sipas saj, ka ndodhur sot në një autobus të linjës së zonës së ish-Uzinës së Traktorit.

Ajo ka treguar se burri që shihni në video ka kryer veprime të papërshtatshme në autobus, duke ekspozuar organin gjenital dhe duke bërë gjeste të pahijshme gjatë udhëtimit. Qytetarja thotë se personi në fjalë e shikonte vazhdimisht atë duke i bërë shenja të papërshtatshme me duar, çka i ka shkaktuar shqetësim dhe ndjenjë pasigurie.

Ajo e ka filmuar personin i cili mbulon fytyrën që mos të duket dhe kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masat e nevojshme.

Denoncimi i qytetares:

“Përshëndetje JOQ. Sot ne autobusin e ish-Uzinës së Traktorit një burrë nxori organin gjenital në publik, e prekte dhe më shikonte vazhdimisht. Gjithashtu më bënte edhe shenja të papërshtatshme. E kam filmuar ngjarjen. Dua që të merren personat përkatës me këtë rast, pasi mund të shqetësojë ose rrezikojë edhe persona të tjerë.Pasi jam shum e shqetësuar për këtë gjë pasi mund tju ndodhi dhe të tjerëve. Ju lutem publikojeni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit