Çfarë deklaroi në polici “‘Mand Dhelpra” dy ditë pas kallëzimit të familjarëve të 34-vjeçarit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.06.2026, 15:35

Prokuroria ka regjistruar zhdukjen e Eglant Koçit si çështje që po hetohet për veprën penale të vrasjes, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim Armand Shakaj.

Gjatë seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë, prokurori ka bërë me dije se Shakaj është marrë në pyetje nga Policia e Tiranës vetëm dy ditë pas kallëzimit të familjarëve për zhdukjen e Koçit. Sipas burimeve, ai ka deklaruar se e njihte prej kohësh 32-vjeçarin, pasi nëna e këtij të fundit kishte punuar më parë si sanitare.

Në dëshminë e tij, Shakaj ka pretenduar se ishte i shqetësuar për zhdukjen e Koçit dhe se takimin e fundit me të e kishte pasur më 3 qershor, një ditë para se ai të humbiste gjurmët. Ai ka mohuar të ketë pasur dijeni për atë që mund t’i kishte ndodhur.

Sipas prokurorisë, Shakaj ka deklaruar gjithashtu se gjatë muajit maj, Koçi i kishte rrëfyer se po përballej me shqetësime dhe kërcënime që, sipas tij, lidhen me aktivitetin e call center-ave, por pa dhënë detaje të tjera.

Pas marrjes në pyetje, Armand Shakaj fillimisht është lënë i lirë. Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme të hetimit dhe verifikimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë në lokalin e tij, pranë Ministrisë së Jashtme, kanë ndryshuar rrjedhën e çështjes, duke bërë që ai të përfshihet në listën e personave të shpallur në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit