Kush është drejtori i Ballukut që e grushtoi sot punonjësi që hoqi nga puna?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.06.2026, 15:43

Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve u ngrit nga qeveria në mars të vitit të kaluar si një institucion juridik dhe buxhetor në varësi të Ministrisë së Mjedisit. Në krye të saj fillimisht u emërua Ersi Sulejmani, ish-drejtor i OSHEE në Shkodër dhe Gjirokastër, një emër që ka ngjallur debat në opinionin publik për shkak të së kaluarës së tij të diskutueshme.

Drejtori i emëruar Dhimitraq Prishka u rrah sot jashtë institucionit që drejton pasi dyshohet se pushoi nga puna një punonjës.

Fati i keq i ndjek drejtorët e këtij institucioni, pasi ish-drejtori Sulejmani, vartës i Ballukut është akuzuar më parë nga opozita si trafikant, vrasës madje edhe si i përfshirë në veprimtari të paligjshme, akuza që ai i ka mohuar më herët, ndërsa në vitin 2017 është përmendur edhe për një incident të dhunshëm gjatë një përplasjeje në degën e PS-së në Shkodër.

Drejtori i këtij institucioni menaxhon po ashtu inceneratorin e Tiranës dhe administron landfillin e Sharrës.

Landfilli i Sharrës ndodhet aktualisht në një situatë të vështirë funksionimi, pasi kapacitetet e depozitimit të mbetjeve janë drejt shterimit. Prej muajsh, sipas burimeve institucionale, është kufizuar edhe depozitimi i dherave dhe inerteve nga ndërtimet, pas ndërhyrjeve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

Si pasojë, një pjesë e mbetjeve të ndërtimit raportohet se po depozitohen në mënyrë të pakontrolluar në zona të ndryshme përreth Tiranës, duke ngritur shqetësime për ndikimin mjedisor.

Në qarqe jozyrtare flitet edhe për mundësinë e krijimit të një landfilli privat për dherat në periferi të kryeqytetit, ndërsa pritet që çdo procedurë e tillë të kalojë përmes Agjencisë së re Kombëtare të Mbetjeve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit