Një qytetare ka kontaktuar redaksinë për të denoncuar një rast mashtrimi nga platforma Vivere Ticket, pas anulimit të një shfaqjeje për të cilën kishte blerë bileta online.
Ajo ka treguar se spektakli “Las Vegas Magic Show”, i cili ishte planifikuar të zhvillohej muajin e kaluar u anulua papritur. Ajo thotë se ka paguar 50 mijë lekë për biletën, por një ditë para eventit ka marrë njoftim me email se shfaqja nuk do të zhvillohej për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve.
Qytetarja shprehet se organizatorët i kanë njoftuar fillimisht se do të nisnin procesin e rimbursimit dhe për këtë arsye u janë kërkuar edhe të dhënat bankare klientëve.
Pass rreth 10 ditësh pritjeje, në vend të kthimit të shumës në llogari, qytetarja ka marrë një tjetër email ku i ofrohej mundësia për të ndjekur një shfaqje apo koncert tjetër me të njëjtat lekë që kishte paguar për “Las Vegas Magic Show”.
Por ajo thotë se asnjë prej shfaqjeve të ofruara nga Vivere nuk i interesojnë prandaj kërkon lekët e saj në llogari ashtu siç i është premtuar fillimisht.
Qytetarja thotë gjithashtu se ky nuk është rasti i vetëm që kjo platformë mashtron qytetarët pasi ka parë ankesa të ngjashme edhe nga përdorues të tjerë në rrjetet sociale të kompanisë.
Redaksia mbetet e hapur për reagimin dhe sqarimin zyrtar të Vivere Ticket lidhur me këtë rast.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ! Doja te beja nje denoncim per Vivere Ticket. Supozohej se do benin nje shfaqje muajin e kaluar qe quhej Las Vegas Magic show dicka e tille dhe une kam qene nje nder personat qe mora biletat online (gati 5000 leke). Nje dite para na vjen emaili qe shfaqja nuk do zhvillohet per shkak te numrit te paket te pjesmarresve. Gjithesesi na vjen emaili qe do filloj rimbursimi. Zgjati gati 10 dit kjo gje . Ju nisem te dhenat bankare gjoja per rimbursim dhe tani shiko ca emaili na vjen , per te zgjedhur nje show tjeter qe un nuk e dua fare , sdua as leket se un i kam quajtur te humbura po me vjen inat me gjestin. Dua tju bej thirrje te gjitheve MOS BLINI BILETA KETUUU sepse jane MASHTRUESAAA. Ka plot komente te tilla edhe ne faqen e tyre te instagramit dhe ju befshin HARRAM leket qe ju kan marr njerzve
Tani kshu e kan ber kta se ne fillim na than qe do kalojn ne llogari bankare dhe derguam te dhenat. Tani thot i keni kredit per nje koncert qe mua sme intereson fare. Mashtruesa me pak fjal se me sa pash nuk ishte rasti i pare
