“A ishin të monitoruara kushtet në pishinën e nënkryetares ku u mbyt i mituri?”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.06.2026, 15:06

Një tragjedi e rëndë i ka marrë jetën një 15-vjeçari në ambientet e pishinës “Glow” në Gjirokastër, duke ngritur një sërë pyetjesh që kërkojnë përgjigje publike.

Fillimisht ngjarja u raportua si mbytje, ndërsa më pas autoritetet sqaruan se i mituri dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak si pasojë e temperaturës së ulët të ujit. Pavarësisht versionit zyrtar, fakti mbetet i njëjtë: një i mitur humbi jetën brenda një ambienti që duhej të garantonte siguri maksimale për pushuesit.

Debati është përqendruar edhe te fakti se resorti ku ndodhi tragjedia është në pronësi të nënkryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, Artiste Koka. Qytetarët kërkojnë të dinë nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë, kush i ka kryer kontrollet dhe nëse ka pasur monitorim të vazhdueshëm të kushteve në pishinë.

Njëkohësisht, janë shtuar pyetjet dhe dyshimet e qytetarëve lidhur me aktivitetet private të zyrtarëve publikë, burimet e financimit të investimeve të tilla dhe konfliktet e mundshme të interesit. Janë pikërisht këto pyetje që kërkojnë transparencë dhe sqarime nga institucionet përkatëse, sidomos kur një ngjarje tragjike përfundon me humbjen e jetës së një adoleshenti.

Shumë qytetar të tjerë kanë hedhur akuza tejt të rënda ndaj saj duke u shprehur se në ato pishina nuk ka pasur kurrë kontrolle duke sjellë pasojat tragjike të ditës së sotme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit