“2 minuta ta shoh”, Arbëri dyshohet se pësoi infarkt, të afërmit në lot!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.06.2026, 14:28

“Me lër 2 minuta ta shoh”, ky ishte momenti kur një i afërm i të miturit, kërkonte të shihte 15-vjeçarin e ndjerë dhe një e afërme shpërthen në lot. Ngjarja tragjike u regjistrua këtë të mërkurë në Gjirokastër, ku Arbër Peçi humbi jetën në pishinën private “Glow”, e cila rezulton të jetë në pronësi të Ermal Kokos, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë Artiste Koka.

Sipas burimeve paraprake, i riu humbi jetën në ambientet e pishinës, ndërsa në momentin e ngjarjes nuk kishte roje. Dyshohet se shkaku mund të lidhet me temperaturën e ulët të ujit, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e një problematikë të papritur shëndetësore, madje përmendet edhe pistë infarkti. Pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe policia për të ndërhyrë dhe për të nisur hetimet.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur me saktësi rrethanat e vdekjes, ndërsa materiali procedurial dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore pritet të përcaktojnë shkakun e humbjes së jetës së 15-vjeçarit. Ndërkohë, komuniteti lokal dhe familjarët janë në gjendje shoku dhe kërkojnë qartësi mbi ngjarjen tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit