4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.06.2026, 12:26

Personat që shikoni në foto janë katër të arrestuarit nga policia në kuadër të operacionit të koduar, i cili çoi në goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për shitjen e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse në Tiranë. Bëhet fjalë për Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ndërsa dy persona të tjerë, Kevin Vila dhe Bledar Avdillari, janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve të policisë, të dyshuarit, së bashku me anëtarë të tjerë të arrestuar më herët, kishin ngritur një rrjet të strukturuar që siguronte dhe shiste armë zjarri, municion luftarak dhe eksploziv në zona të ndryshme të kryeqytetit. Autoritetet kanë sekuestruar 7 armë zjarri, përfshirë 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Nga hetimet ka rezultuar se armët shiteshin në tregun e zi me çmime që arrinin deri në 1500 euro për pistoletat dhe deri në 2500 euro për armët automatike të tipit kallashnikov. Operacioni vijon për kapjen e dy personave në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit