Një hap larg aksidentit, mesazhi i fortë i qytetarit për prindërit dhe shoferët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.06.2026, 12:30

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke dërguar një video që, sipas tij, duhet të shërbejë si një thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga të gjithë.

Në pamje shihet një moment që për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi një fëmijë del papritur në rrugë. Fatmirësisht, ai nuk goditet nga automjetet dhe ngjarja mbyllet pa pasoja të rënda.

Qytetari thekson se publikimi i videos nuk ka për qëllim të fajësojë askënd, por të ndërgjegjësojë prindërit, kujdestarët dhe drejtuesit e mjeteve për rreziqet që mund të lindin brenda pak sekondash. Sipas tij, mjafton një moment pakujdesie që një situatë e zakonshme të shndërrohet në një ngjarje të rëndë.

Rasti vjen si një kujtesë se siguria e fëmijëve kërkon vëmendje të vazhdueshme nga të gjithë, pasi pasojat e një aksidenti mund të jenë të parikuperueshme.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Kjo video po shpërndahet jo për të fajësuar askënd, por për të na bërë të gjithëve të reflektojmë. Fatmirësisht, fëmija nuk u godit dhe gjithçka përfundoi pa pasoja serioze.

Megjithatë, ky është një kujtim i rëndësishëm se sa shpejt mund të ndodhë një aksident kur fëmijët largohen nga kontrolli dhe dalin papritur në rrugë. Mjafton një sekondë pakujdesi që një situatë e zakonshme të kthehet në tragjedi.

Le të tregojmë më shumë kujdes si prindër, kujdestarë dhe drejtues mjetesh, sepse siguria e fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit