Një video ku një gorillë duket sikur është zhytur në mendime të thella pas një mosmarrëveshjeje me partneren e tij është bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr mijëra komente ku përdoruesit e quajnë shprehjen e tij “çuditërisht të ngjashme me njerëzit”.
Protagonisti i videos është Kiyomasa, një gorillë mashkull 13-vjeçar i llojit western lowland gorilla, i lindur më 1 nëntor 2012 në Kopshtin Zoologjik dhe Botanik Higashiyama në Nagoya të Japonisë. Ai është djali i gorillës së famshme Shabani, një silverback që është bërë i njohur globalisht për pamjen e tij dhe popullaritetin në internet.
Në videon një minutëshe, Kiyomasa shihet i ulur i vetëm në një pozë që shumë përdorues e kanë quajtur “pozë mendimtare”. Me krahun e djathtë të mbështjellë rreth trupit dhe dorën e majtë të vendosur pranë gojës, ai duket sikur shikon në distancë, i zhytur në mendime dhe me një shprehje të pazakontë serioziteti.
Pamjet janë regjistruar pak pasi Kiyomasa kishte pasur një debat me partneren e tij, një detaj që ka nxitur edhe më shumë imagjinatën e përdoruesve në internet.
Videoja ka prekur shumë njerëz pikërisht për shkak të shprehjes së tij që duket çuditërisht njerëzore, duke krijuar idenë sikur ai po rishqyrton një debat edhe pasi gjithçka ka mbaruar.