Shpërthim me tritol në Lezhë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.06.2026, 10:50

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar sot në një banesë në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik në zonë. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa banorët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se si pasojë e shpërthimit një person ka mbetur i plagosur. Ai është paraqitur në Spitalin e Lezhës me plagë në trup dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit. Deri më tani nuk dihen motivet apo nëse bëhet fjalë për një ngjarje të qëllimshme apo aksidentale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit