“Më jep telefonin se të q… robt”, sherr mes dy shoferëve në qendër të Tiranës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.06.2026, 00:44

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një situatë të tensionuar të ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, ku dy drejtues automjetesh duket se janë përfshirë në një konflikt verbal.

Nga pamjet e siguruara, dëgjohet njëri prej personave duke përdorur fjalor banal dhe duke i kërkuar telefonin drejtuesit tjetër të mjetit.

"Më jep telefonin se të q... robt, a e di se ça problemi i ke hapur vetes", dëgjohet të thotë ai në video.

Në pamje shihet se në vendngjarje ndërhyn një efektiv policie, i ndihmuar edhe nga disa qytetarë të rastësishëm, me qëllim qetësimin e situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shoferëve.

Deri më tani, nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes tyre, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ndonjëri prej personave të përfshirë është shoqëruar në komisariat për sqarime.

JOQ Albania thekson se ngjarja në fjalë nuk ka lidhje me protestën e zhvilluar sot në Tiranë, pasi, sipas pamjeve të mbërritura në redaksi, bëhet fjalë për një konflikt mes dy drejtuesve të automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit