Këshilltari i Partisë Socialiste, Alfred Muharremi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa komentonte protestën qytetare që po zhvillohet për të dhjetën ditë rradhazi.
I ftuar në një emision televiziv, Muharremi reagoi ashpër ndaj sloganit “Rama në burg”, duke mbrojtur kryeministrin Edi Rama dhe duke sulmuar protestuesit që e artikulojnë këtë kërkesë.
“Për çfarë duhet të shkojë Rama në burg?! Çfarë ka shitur Rama? Çfarë u ka tradhtuar Rama këtyre? Çfarë ju ka shitur Rama, shqiptarëve?! Sytë që t’u dalin!”, u shpreh Muharremi gjatë debatit në studio.
Më tej, ai deklaroi se prej disa ditësh persona të ndryshëm po merren edhe me familjen e tij për shkak të qëndrimeve që mban publikisht.
“Flas kështu sepse kanë 5 ditë që merren me familjen time sepse unë kam mendim ndryshe”, tha ai.