Policët denoncim në JOQ: 4 vjet pa uniforma, i ngjisim logot rrobave

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.06.2026, 23:47

Një denoncim i mbërritur nga punonjës të Policisë së Shtetit ngre shqetësime serioze lidhur me mungesën e uniformave dhe kushtet e punës. Sipas tyre, prej katër vitesh nuk janë furnizuar me uniforma të reja, ndërsa ato ekzistuese janë amortizuar plotësisht.

Punonjësit pretendojnë se, për të vijuar shërbimin, shpesh detyrohen të blejnë vetë veshje civile dhe t’u vendosin stemat e Policisë, duke krijuar një situatë të pazakontë ku efektivët paraqiten me uniforma të ndryshme nga njëri-tjetri.

Në denoncimin e tyre thuhet:

“U bë 4 vjet që nuk sjellin uniforma dhe na janë bërë leckë këto që na kanë ngelur. Blejmë rroba civile te firmat e dorës së dytë dhe u vendosim stampat e Policisë. I kanë marrë masat 4 herë dhe kushedi sa herë mund të jetë hapur tenderi, vetëm uniforma nuk sjellin. Na vjen zor të dalim në shërbim, se dy policë që ta kenë uniformën njësoj nuk i gjen. Për mos të folur pastaj për orët shtesë që dalim pa plan masash dhe në këtë mënyrë nuk mund të paguhemi.”

Denoncimi ngre pikëpyetje edhe mbi procesin e furnizimit me uniforma, pasi sipas efektivëve, matjet janë marrë disa herë dhe tenderët janë hapur vazhdimisht, por pa sjellë një zgjidhje konkrete. Në tenderat e uniformave të Policisë kryhet një vjedhje e përvitshme me aktorë të dytë që përfitojnë paratë publike pa kryer punën për punonjësit e shtetit.

Gjithashtu, ata ankohen për orët shtesë të punës, të cilat sipas tyre kryhen pa plan masash dhe rrjedhimisht nuk kompensohen financiarisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit