Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër projektit të investimit në Zvërnec, duke kritikuar ashpër blogerët dhe aktivistët që kanë shprehur mbështetje për kundërshtimin e projektit.
Gjatë një deklarate publike, kreu i qeverisë ironizoi qëndrimet e tyre, duke vënë në pikëpyetje argumentet e përdorura në mbrojtje të zonës dhe të flamingove që frekuentojnë lagunën.
“Ata blogerët e marrin pijen që kanë marrë për të pirë dhe pastaj e hedhin. Edhe thonë ‘Shqipëri hesapi, duam flamingot’. Por jeni të sigurit se ju duan flamingot ju? S’kanë gojë. Kjo është kur thoshte miku im, i ndjeri Bujar Lako, të kesh 2 bythë, një ta mbash e një ta çash.”
Rama tregoi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me një prej pjesëmarrësve në protestë, me të cilin diskutoi mbi akuzat për manipulim të opinionit publik.
“Pata një telefonat me një djal atje në protestë. ‘Me kë e kishe atë punën e patriotëve’, më tha. I thashë ‘dëgjo, nëse je patriot, pse merr pjesë në një mashtrim publik?’”, tha mes të tjerash Rama.