I dënuar për trafikim të qenieve njerëzore, kapet në Itali i shumëkërkuari shqiptar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.06.2026, 22:06

Një 42-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, bëhet fjalë për Sefer Selimajn, i njohur edhe me identitetin Ani Ibraliu, i cili ishte në kërkim për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Tiranës në vitin 2017 me 15 vite burg për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithatë, nga ky dënim, 42-vjeçarit i kanë mbetur ende për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë heqje lirie.

Arrestimi i tij është kryer nga autoritetet italiane në bashkëpunim me strukturat e Interpolit, ndërsa tashmë pritet që të ndiqen procedurat për kthimin e tij në Shqipëri.

Interpol Roma po punon për finalizimin e ekstradimit të 42-vjeçarit, në mënyrë që ai të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit