Masakër mjedisore me betonizim! Zbrazen vaskat kurative të Bënjës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.06.2026, 21:23

Pas denoncimeve dhe shqetësimeve të ngritura mga vizitorët për gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet, është ndërhyrë për të kuptuar shkaqet e degradimit të këtij atraksioni të njohur natyror dhe turistik nga betonizimi.

Diskutimet u ndezën pasi në JOQ u publikuan foti të bëra nga qytetarët nga vaskat e ujërave termale, të cilat sipas kritikëve kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme pas ndërhyrjeve të kryera me beton dhe hekur. Sipas pretendimeve të personave që njohin historikun e burimeve, zgjerimi i vaskave dhe shndërrimi i tyre në struktura më të mëdha ka ndikuar në rrjedhën natyrore të ujit termal që del nga thellësia e tokës.

Ata argumentojnë se presioni i krijuar nga rezervuarët më të mëdhenj ka sjellë pakësimin dhe shpërndarjen e burimeve, duke favorizuar gjithashtu përhapjen e algave në vaska dhe duke ulur ndjeshëm funksionalitetin e tyre.

Së fundmi është ndërhyrë në zonë dhe vaskat janë zbrazur, në një përpjekje për të analizuar gjendjen dhe për të identifikuar problemet që kanë prekur një nga destinacionet më të frekuentuara kurative dhe turistike të jugut të vendit.

Ekspertët dhe banorët shpresojnë që vlerësimi i situatës të mbështetet te specialistët e gjeologjisë dhe hidrologjisë, me synimin për të ruajtur ekuilibrin natyror të burimeve termale dhe për të rikthyer funksionimin normal të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit