Tualetet pranë tregut në Pogradec në gjendje të rënduar: Erë e rëndë dhe 0 higjienë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.06.2026, 12:44

Një qytetar nga Pogradeci ka ngritur shqetësimin për gjendjen e tualeteve publike pranë tregut të qytetit, duke denoncuar mungesën e pastrimit dhe mirëmbajtjes së tyre.

Sipas tij, ambientet nuk pastrohen prej kohësh dhe era e rëndë që përhapet në zonë është kthyer në një problem serioz për tregtarët, banorët dhe qytetarët që frekuentojnë tregun.

Është e pamundur të kalosh pranë tyre pa maskë. Era është shumë e rëndë dhe situata po bëhet çdo ditë e më e vështirë. Njerëzit po shmangin zonën për shkak të kushteve që janë krijuar”, shprehet qytetari në ankesën e tij.

Sipas denoncimit, mungesa e higjienës jo vetëm që krijon shqetësim për kalimtarët, por ndikon edhe në aktivitetin e tregut, pasi shumë qytetarë hezitojnë ta frekuentojnë atë. Banorët e zonës thonë se problematika është e vazhdueshme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Qytetari apelon që strukturat përgjegjëse të marrin masa për pastrimin dhe dezinfektimin e tualeteve publike, si dhe të sigurojnë mirëmbajtje të rregullt, në mënyrë që të shmangen problemet higjieno-sanitare dhe të përmirësohen kushtet për komunitetin.

Banorët presin reagim dhe zgjidhje konkrete, duke theksuar se situata aktuale është e papranueshme për një zonë të frekuentuar çdo ditë nga qindra qytetarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit