Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin, të dy të pandehur që u gjykuan me procedurë të shkurtuar për veprat penale “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Togat e zeza dënuan Kristi Bixhekun me 3 vite e 6 muaj burg, dënim i cili u ul në 2 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për të, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 8 vite burg, ndërsa 6 vite me gjykim të shkurtuar, por ai u shpall i pafajshëm për disa nga episodet e akuzës.
Ndërkohë, Artan Tafani u dënua fillimisht me 7 vite burg, por përfiton ulje të dënimit me 1/3, duke zbritur në 4 vite e 8 muaj. Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, gjykata e dënoi përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burg.