Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.06.2026, 12:29

Dy turistë gjermanë rezultojnë të humbur prej rreth 48 orësh në zonën e thellë malore të Polisit, në bashkinë e Librazhdit, duke vënë në alarm strukturat lokale të kërkim-shpëtimit. Ata kishin ndërmarrë një itinerar ecjeje në Malësinë e Polisit, por prej dy ditësh kanë humbur kontaktet me guidën që i shoqëronte.

Menjëherë pas njoftimit, Policia e Elbasanit ka nisur një operacion kërkimi në terren për lokalizimin e tyre, në bashkëpunim me banorë të zonës dhe forca të specializuara. Zona ku dyshohet se ndodhen turistët është mjaft e vështirë për t’u aksesuar, me terren të thyer dhe mungesë të theksuar të sinjalit telefonik.

Deri më tani nuk është arritur asnjë kontakt me ta, ndërsa mungojnë edhe sinjalet nga pajisjet GPS që mund të kenë pasur me vete. Autoritetet vijojnë kërkimet intensive dhe pritet që orët në vijim të jenë vendimtare për gjetjen e dy turistëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të humbjes së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit