Marsela është larguar që të shtunën nga shtëpia, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.06.2026, 12:22

Familjarët e 18-vjeçares Marsela Toluli kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, pasi e reja është larguar nga banesa në Kamëz që prej ditës së shtunë dhe nuk ka dhënë më asnjë shenjë.

Sipas të afërmve, Marsela është larguar nga shtëpia në momentin kur nëna e saj kishte dalë për të kryer disa vizita mjekësore. Ata bëjnë me dije se vajza ka marrë me vete vetëm kartën e identitetit dhe që prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e saj.

Familjarët shprehen të shqetësuar për fatin e 18-vjeçares dhe apelojnë për ndihmë nga kushdo që mund të ketë informacion. Sipas tyre, Marsela nuk kishte një lidhje sentimentale dhe nuk dyshohet se është larguar me ndonjë person të afërt.

Në momentin e largimit, ajo mbante veshur një bluzë të bardhë me figurën e një qershie në pjesën e përparme dhe pantallona të shkurtra xhins.

Kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, lutet të kontaktojë në numrin 0682442539.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit