As Policia se duron dot trafikun e Unazës, futet pa radhë dhe pastaj ndez fenelinat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.06.2026, 11:55

Në një kohë kur trafiku i rënduar në Tiranë sjell çdo ditë vonesa të gjata për drejtuesit e automjeteve, raste të shumta të shkeljes së rregullave të qarkullimit raportohen nga qytetarët.

Një rast i tillë është regjistruar në hyrje të Unazës së Re, në zonën e Selitës. Në pamjet e dërguara nga një qytetare, shihet një makinë policie teksa tenton të futet pa radhë në trafik, ndërsa më pas ndez edhe fenelinat, duke sinjalizuar se ka “urgjencë”.

Qytetarja që ka dërguar videon shprehet se automjetet e shërbimeve publike duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit, njësoj si çdo përdorues tjetër i rrugës, pasi gjobat merren vetëm nga qytetarët.

Sipas saj bllokimi i korsive dhe futja pa radhë në trafik në zonat hyrëse e dalëse të Unazës krijon jo vetëm vonesa të mëdha, por edhe rrezik për aksidente, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve që lëvizin normalisht në rrugë.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ,shikoni se si Policia Shqiptare thyen rregullat qe per ne qytetaret e thjeshte,gjobitemi per to!Dhe pasi e thyen rregullin nga merzia e trafikut hapin fenelinat qe qytetaret te detyrohen ti hapin rrugen.Anonim ju lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit