Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi apelin e familjes Veizaj për një 29-vjeçar që kërkonte gjak te spitali i Traumës.
Erion Veizaj, i cili ishte aksidentuar, kishte nevojë për gjak A+ pasi ndodhej në gjendje tepër të rëndë.
Falë gatishmërisë dhe bujarisë që i karakterizon, dhjetëra shqiptarë janë paraqitur në spital për të dhuruar gjak për të dhe gjendja e tij është stabilizuar.
Por ai tani ka sërish nevojë për ndihmë pasi do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.
Familjarët u bëjnë thirrje shqiptarëve që t’i japin një tjetër dorë ndihme Erionit duke dhuruar gjak A+ për të.
Mesazhi i familjarëve:
Pershendetje si jeni? Si fillim deshiroj tju falenderoj shume per gjithe angazhimin dhe kontributin qe te gjithe njerezit kane dhene fale postimit tuaj! Ju jemi realisht mirenjohes te gjithe atyre qe jane sensibilizuar dhe kane dhuruar gjak, gjendja e djalit deri diku eshte stabilizuar por ka nevoje per nderhyrje tjeter kirurgjikale serisht dhe rrjedhimisht gjak A+. Ndaj do vleresoja shume nese e ripostoni edhe njehere si thirrje, dhurim gjaku tek Spitali Traumes per Erion Veizaj, grupi gjakut A+. Faleminderit shume paraprakisht. Gjendja e tij eshte kritike dhe ndryshon nga momenti ne moment, tani mjeket ia kane shtyre serish operacionin per nje moment te dyte. Do tju njoftoj serish si do vendosin mjeket.